Partia Demokratike i ka quajtur premtime boshe ato të bëra nga kryeministrit Rama gjatë fushatës.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja Floriana Garo, tha se çdo shqiptar e ka të qartë se Rama ka dështuar dhe ka bllokuar Shqipërinë në 8 vite me radhë.
“Kryeministri nё largim, pas 8 viteve dёshtime, Rama sёrisht iu drejtua shqiptarёve me premtime boshe. Edhe vetё Rama nuk i beson mё vetes sё tij dhe atyre qe thote. Çdo shqiptar e ka të qartë se Rama ka dёshtuar dhe e ka bllokuar Shqipёrinё nё 8 vite. Ai nuk mund tё sjellё ndryshimin aq shumё tё nevojshёm pёr vendin. Ndёrsa vende tё ngjashme me ne, arritёn tё kishin sukses, Shqipёria dёshtoi pёr shkak tё Edi Ramёs. Te gjithe shqiptaret e kane te qarte që vendi ynë nuk mund të vazhdojë kështu.” – tha ajo.
Garo u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë më 25 prill masivisht për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit. Ajo shtoi se PD-ja do nisë procesin e anëtarësimit të vendit në BE, që do bëhet realitet edhe pse do marrë kohën e duhur.
“Njerëzit që do ta sjellin ndryshimin jeni ju! Të gjithë qytetarët e Shqipërisë që do të dilni të votoni më 25 prill do votojne për ndryshimin, për shpresën, per nje te ardhme më të mirë për Shqipërinë. Ne do të fillojmë procesin më të rëndësishëm për Shqipërinë: anetaresimin në Bashkimin Europian. Do të marrë kohë, por ne do ta bëjmë realitet. Ёshtё koha pёr ndryshim. Sёbashku ne do tё sjellim ndryshimin dhe Shqipёria do tё fitojё.” – mbylli deklaratën zëdhënësja e PD-së, Garo.