Vendosni fjalën kyçe....

“S’do lejoj instalimin e një junte me këlyshët e Ndranghetas, trafikantët e horrat”


Presidenti Meta ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Rama e qeverisë së tij duke i quajtur ‘këlyshët e Ndranghetas’.

Në konferencës për shtyp nga Presidenca, kreu i shtetit theksoi se 25 prilli do jetë dita e fundit e atij që e quajti regjim mediatik të gënjeshtërt.

Meta theksoi se nuk do lejojë instalimin e juntës nga ‘këlyshët e Ndranghetas’.

“Gazetarët të mos i qëndrojnë Ramës afër kur bëjnë pyetje. Komisioni i Venecias flet qartë për raportin mes qeverisë dhe medias. Janë raporte skëterrë. Këtë regjim mediatik të gënjeshtërt, populli shqiptar e ka kuptuar dhe më 25 prill do të vijë liria e popullit. Treni i demokracisë nuk ndalet. Po bëhet gjithçka që të provokohet opozita, që të mos hyjë në zgjedhje. Po nëse nuk është presidenti aty, çfarë ndodh. Ju e dini se te bregu i Lumit, në Astir. Ky është fashizëm. I kanë hedhur gaz nënave dhe femijëve. Nuk lejon Meta instalimin e një junte. Presidenti do i dalë për zot Kushtetutës së Shqipërisë, gjakut të derdhur për demokraci, bijtë e xhelatëve që s’kanë kërkuar falje akoma, me këlyshët e Ndraghetës, me trafikantët, me horrat.” – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *