Vendosni fjalën kyçe....

Zuckerberg zbulon funksionin e ri të Facebook, do ndihmojë njerëzit të bëjnë vaksinën anti-Covid


Facebook po krijon një mjet që do e bëjë më të lehtë për njerëzit të gjejnë informacione se ku dhe kur mund të bëjnë një vaksinë Covid-19, ka njoftuar CEO-ja i kompanisë, Zuckerberg, teksa platforma po lufton dezinformimin rreth vaksinave.

Në një mesazh të postuar në platformën e mediave sociale, Zuckerberg tha se Facebook do nisë një mjet të ri që do u tregojë përdoruesve vendet afër që ofrojnë vaksinat dhe gjithashtu do t’i ndihmojë ata të lënë një orar për të bërë një të tillë. Mjeti, pjesë e Qendrës së Informacionit Covid të platformës, ‘mund të ndihmojë miliona njerëz të lënë orare për vaksinimin’, tha Zuckerberg. Mjeti do të jetë gjithashtu i disponueshëm në Instagram, të cilin Facebook e zotëron.

Kompania gjithashtu do të punojë me autoritetet shëndetësore dhe qeveritë për të zhvilluar mundësi që personat të mund të regjistrojnë takimet e vaksinimit përmes WhatsApp, një tjetër platformë në pronësi të Facebook. Sipas Zuckerberg, qeveritë dhe organizatat jofitimprurëse tashmë kanë dërguar më shumë se tre miliardë mesazhe që ofrojnë informacion në lidhje me vaksinën Covid-19 duke përdorur WhatsApp.

Zuckerberg theksoi gjithashtu punën që Facebook ka bërë për të zhdukur atë që e ka përshkruar si dezinformim në lidhje me vaksinat Covid-19. Ai pretendoi se platforma e mediave sociale ka siguruar informacion ‘autoritativ’ në lidhje me koronavirusin për më shumë se dy miliardë njerëz.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *