Nisma Thurje po kandidon në zgjedhjet e 25 prillit një minator falso duke u përfshirë në lojën e Samir Manes, denoncon një aktivist i Organizatës Politike.
Në një postim në rrjetet sociale Fjoralb Nezha thotë se Nisma ka hedhur një kandidaturë për deputet me të cilin pretendojnë se është minator por për të cilin nuk ka asnjë evidencë për çështjen e kandidaturve.
Më tej ai shton se kjo vjen pas shpalljes së kandidaturës së Elton Debreshit i cili kandidon si i pavarur në Dibër dhe është kryetar i Sindikatës së Minatorve i cili ka pasur një përplasje të hapur me Zamir Manen një nga operatorët në tregun e mineraleve në zonën e Bulqizës.
“Nisma (sh)thurje hedh në kandidaturë për deputet një djalosh minator për në parlament.
Përveç se djali s’ka asnjë evidence në kontributin për çështjen e minatorëve ky kandidim ndodh fill mbas shpalljes së kandidaturës së Elton Debreshit.
Samir Mane qenka detyruar t’iu bëjë lëshime dhe t’iu japë leje t’ia përdorin emrin në rrjet, por jo me emrin Samir, por me Zamir.
Po sa njerëz të ulët janë”-shkruan Aktivisti i OP-së.
Një komentues në rrjetet sociale pyet pse Nisma Thurje ka kandiduar në Dibër kur Elton Debreshi kandidon i pavarur dhe pse nuk përmendin emrin e Zamir Manes.
“Kam një pyetje pse vendosët të fusni një katindat (minator) njëkohësisht me një të pavarur(Elton Debreshi) që ka vite që përndiqet është në betejë me oligarkun Mane që as emrin nuk e thoni. Sapo më bëtë të dyshoj për rrolin tuaj në zgjedhje.Nuk ishte e nevojshme kjo. Nëqoftëse besoni në një politikbërje ndryshe nuk duhet ta bënit këtë “shërbim“-shkruhet në koment.
Nisma Thurje i përgjigjet se e kanë ftuar Debreshin të kandidojë për të ndërsa Lala e shohin si përfaqësuesin e minatorëve.
“Faleminderit për pyetjen. Vendosëm të përfshinim në listë përfaqësues të minatorëve sepse janë kategoria më e papërfaqësuar në Parlament. Flitet për status minatori por nuk zbatohet. Flitet për kushte më të mira pune por çdo ditë plagosen minatorë e dosa prej tyre ndërojnë jetë në tunelet e galerisë. Për Elton Debreshin kemi mjaft respekt, e kemi ftuar të jetë pjesë e Nisma Thurje por vendimi i tij ishte të kandidonte i pavarur. Ashtu siç kemi përfaqësues për fermerët, komunitetin rom dhe egjiptian, mësusit, mjekët, etj… kemi dhe përfaqësues për minatorët. Ndërsa sa i përket përmendjen e emrave, të ftojmë ta lexosh edhe njëherë prezantimin e Selimit. Të përshëndesim mik!“-shkruan Nisma Thurje.