Vendosni fjalën kyçe....

Albana Vokshi fton mësuesit t’i bashkohen PD-së: Me Ramën arsimi është në kaos dhe i prapambetur, ne e kemi prioritet


Koordinatorja politike e PD-së, Albana Vokshi ngriti shqetësimin e degradimit të sistemit arsimor gjatë 8 viteve të qeverisë Rama gjatë një takimi me mësues të arsimit parauniversitar.

“Më shumë se gjysma e nxënësve nuk kanë internet ose mjetet e duhura për shkollën online. Qeveria ka rritur kapsin dhe ka stimuluar uljen e cilësisë së mësimdhënies, duke mos investuar asnjë qindarkë për arsimin online. Mësimi online ka dështuar, sepse qeveria ka dështuar, duke rrezikuar që të rritet një brez Covidi”– tha Vokshi.

Në këtë takim, mësuesit ngritën shqetësimin për kaosin në të cilin gjendet sot arsimi, kun ë këtë vit pandemie sipas tyre nxënësit po dalin nga bankat e shkollës me shumë boshllëqe.

Ata përmendën edhe orët shtesë të papaguara.

“Pavarësiht braktisjes nga qeveria, dua t’ju falenderoj që nuk hiqni dorë, duke ju garantuar se me PD në qeveri, mësuesi, pedagogu do të jetë në qendër të vëmendjes, që arsimimi cilësor të jetë prioriteti ynë. Nëse një qeveri nuk investon në arsim, është një shoqëri e prapambetur. Prandaj ne do të investojmë në arsim, edhe si investimi më i madh që i kthehet ekonomisë dhe shoqërisë.”– deklaroi zonja Vokshi, e cila i ftoi mësuesit që të votojnë blu më 25 Prill.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *