Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Ndalesa për kafe në Laç u kthye në bashkimin e kurbinasve, 25 prilli dita e fitores


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimeve të organizuara në Shkodër ka ndaluar në Laç, qytet nga i cili publikoi një video-mesazh ku thotë se është pritur me entuziazëm edhe pse pa planifikim.

Basha thotë se nga një kafe me 3-4 drejtues, u kthye në bashkim të madh të kurbinasve.

Më tej kryedemokrati tha se Shqipëria po ngrihet dhe 25 prilli do jetë dita e fitores.

’Ju përshëndes nga Kurbini. Nga Laçi që është ndalesa e fundit, pas kthimit nga pritja e jashtëzakonshme në Shkodër. Ndalova për pak në Kurbin, pas një telefonate më kandidatët e drejtuesit tanë. Sot Kurbini është plot, është e marta e Shna Nout. E pelegrinazhit.

Ajo që duhet të ishte një kafe me 3-4 drejtues të strukturave, përfaqësues tanë të ardhshëm, është kthyer në një bashkim të madh të kurbinasve.  Dua t’i falënderoj për këtë pritje surprizë.

Nga Shkodra, në Vlorë, nga Korça në Durrës, e padiskutim në Kurbin, Shqipëria po ngrihet e bindur se 25 prilli do të jetë dita e fitores.

Në emër të kurbinasve, të gjithëve, sot rastësisht absolutisht, e paplanifikuar. I paplanifikuar. Për të takuar qytetarët e Kurbinit. Jam mirëpritur nga Kurbini, nga Mirdita, Lezha, Vlora, Durrësi, Shkodra, gjithë Shqipëria, sepse janë njerëz me integritet. Ju përshëndes veçanërisht këtë të martë,

Është e marta e parë e Shna Nout, që do të përfundojë pelegrinazhin më 13 qershor. 12 është ditëlindja ime, 13 është nata e Shna Nout. Në përfundim të një dite të jashtëzakonshme optimizmi, shprese e entuziazmi për ndryshimin që po vjen. Zoti ju ruajt juve‘’- tha Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *