Kreu i PD-së ka publikuar një video ku shfaq fyerjet e kryeministrit Rama ndaj grave dhe vajzave në vend.
Ai u bën thirrje qytetarëve që të dalin masivisht të votojnë më 25 prill për të përcaktuar një tjetër model qeverisjeje.
“Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek. Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë. Kur përqeshen, kur ofendohen, kur diskriminohen. Vetëm sepse bëjnë punën e tyre! Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj. Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë? Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model. Voto për ndryshimin!” – thuhet në mesazhin që shoqëron videon.