Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon Zef Dedën e personalitete të tjera në Shkodër, kërkesa e aktorit e përgjigjia e kryedemokratit


Gjatë vizitës në Shkodër kreu i PD-së u takua me dy aktorët e njohur Zef Deda e Rita Gjeka.

Në qendër të bisedës ishte arti e kultura si dhe decentralizimi, me institucionet që të jenë më pranë qytetarëve.

Basha theksoi se të gjitha qarqet do kenë drejtoritë e tyre në mënyrë që jo të gjitha të jenë në Tiranë. Kryedemokrati foli për planin e qeverisë së tij për artin e kulturën në vend.

“Një nga politikat tona është decentralizimi, do i sjellim këto shërbime pranë njerëzve. Shkodra do të ketë të veten, Lezha të veten, Kukësi dhe Dibra të veten. Nuk ka pse të jenë të gjitha institucionet në Tiranë, disa të caktuara vendosen në disa qytete të vendit, që në mënyrë që energjia, fluksi, që kanë institucionet të shpërndahen në disa qytete. Jemi më të fortë kur mbijetojmë me një qeveri kaq të keqe, që persekuton sipërmarrësin, do të thotë që jemi më të aftë, më të përgatitur. Duhet një qeveri që mendon për njerëzit dhe do punojë për njerëzit. Programi ynë për artin dhe kulturën është një program i hartuar nga profesionistë të fushës, do të kërkojë mjete financiare, por do i lihet në dorë artistëve dhe jo politikanëve.” – tha Basha gjatë bazhkëbisedimit.

Aktori Zef Deda nga ana e tij i kujtoi Bashës thirrjen që bënin shqiptarë pas rrëzimit të diktaturës në vitet ’90: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa.”

“Ato 15 kushtet që thotë Europa janë kaq jetike, logjike dhe me ligjshmëri demokratike të cilat janë kaq të afta, kemi njerëz të aftë ne siç po vini ju edhe do zoti bëhet ajo batuta e tmerrshme që i tmerroj komunistët e tha “ E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ty ta prift zoti mbarë dhe të gjithë ekipit të fuqishëm. T’i marrësh prej Shkodre, prej Korçë , prej Gjirokastre prej gjithë Shqipërisë më të mirët e zgjedhur dhe tepër,  tepër intelektualët edhe patriotët e ti realizojmë të gjitha këto që janë angazhuar, sepse ashtu e do Shqipëria e pasur e bukur dhe e mrekullueshme dhe të filloni urgjentisht të plotësoni 5 nga 15 kushtet që ata nuk e realizojnë kurrë. Se të jetë jeta nuk e realizojnë, se duan vetëm Kinën dhe Azinë vogël, Azinë mizerabël nuk duan përparimin europian, se dhe komunistët europian i kanë vrarë ata, megjithatë vjen momenti në qoftë se realizohet përveç NATO-s, heqjes së vizave, na fusni edhe ne Europë.” – tha Deda.

Basha tha se ky ishte misioni i tij. Kryedemokrati shtoi më tej se diskriminimit që Rama i ka bërë Shkodrës e gjithë veriut do i vijë fundi njëherë e mirë. Ai tha se institucionet do u kthehen njerëzve dhe se politika do marrë fytyrë më normale.

“Po edhe i dhemb dhe padiskutim që diskriminimet që i ka bërë Shkodrës dhe gjithë veriut do t’i vijë fundi. Por po them që asnjë shqiptarë sot nga Shkodra në Vlorë, nga Vermoshi në Konispol nuk ndihet i pa diskriminuar nga Edi Rama, se diskriminimi më i madh është kur taksat ja merr të gjithëve dhe taksat dhe përfitimet ja jep një grushti njerëzish dhe kjo ka ndodh Shqipëria është sot çifligu i Edi Ramës dhe 5 oligarkëve. Së pari, do t’i kthejmë politikës fytyrën njerëzore, një fytyrë njeriu politikës dhe jemi përpjek ta bëjmë këtë besoj me sukses me listën e kandidatëve që kemi prezantuar në të gjithë Shqipërinë. Së dyti. institucioneve ja kthejmë njerëzve sepse është pikërisht fytyra jo njerëzore e politikës që i ka shkatërruar institucionet dhe i ka kthyer në anekse të politikanëve të këqij e të mbrapshtë si Edi Rama.” – theksoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *