Ai ndërroi jetë disa muaj më parë, por disa tifozë pohojnë se ndikimi i Diego Maradona është ende duke ndikuar në futbollin argjentinas pas skenave të pabesueshme në ndeshjen ‘Superclasico’ midis Boca Juniors dhe River Plate.
Me rezultatin në 1-1 në minutën e fundit të përballjes të së dielës midis dy rivalëve të ashpër, River Plate ishte shumë pranë fitores në minutën e fundit në stadiumin La Bombonera të Bocas dhe duket se ishte shumë pranë kur topi u drejtua aksidentalisht drejt portës. Megjithatë çuditërisht topi pasi u rrotullua në ajër nuk shkoi në rrjetë po doli jashtë.
Pas skenës së pazakontë tifozët e habitur vërshuan në rrjetet sociale duke shkruar se ishte ‘dora’ e Maradonës që kishte shpëtuar Bocan nga humbja duke ndërhyrë në fund për të shmangur golin.