Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra viktima në Mianmar, ushtria shtyp me forcë protestat (Video)


Dhjetëra njerëz thuhet se u vranë në Mianmar midis shtypjes gjithnjë e më vdekjeprurëse të protestave kundër grushtit të shtetit.

Pamje dramatike janë parë në Mianmar pasi nga protestat e fundit kanë humbur jetën dhjetëra persona. Protesta në vend nuk janë ndalur që prej 1 shkurtit pas grushtit të shtetit të bërë nga ushtria.

Sipas raporteve të mediave lokale duke cituar spitale, të paktën 59 njerëz u vranë dhe rreth 129 u plagosën vetëm në qytetin më të madh të vendit Yangon .

Videot e shumta që qarkullojnë në internet tregojnë skena kaotike të kapura në të gjithë vendin me protestuesit që largohen nga zjarri i hapur nga ushtria e policia.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë të përgjakur që po mbarten nga kolegët protestues, teksa në sfond dëgjohen të shtëna me armë zjarri.

Të paktën dy lagje në Yangon janë vendosur nën ‘ligjin ushtarak’ pas dhunës të së dielës, sipas një njoftimi të bërë nga televizioni shtetëror MRTV.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *