Vendosni fjalën kyçe....

“Do shkurtojmë numrin e të bardhëve në shkencë e inxhinieri” – Deklarata polemizuese e kryebashkiakut të Londrës


Kryebashkiaku Sadiq Khan thotë se ai dëshiron më pak burra të bardhë që punojnë në shkencë dhe inxhinieri. Plani i tij për të ‘rregulluar’ situatën ka shkaktuar një reagim të furishëm në internet.

“Nuk ka asnjë arsye të argumentuar pse 65% e njerëzve që punojnë në shkencë dhe inxhinieri duhet të jenë burra të bardhë.” – shkroi Khan në Twitter të shtunën, duke cituar shifra nga Shoqata Britanike e Shkencës.

Khan pretendon se ‘pabarazia u kushton të ardhmen njerëzve dhe ekonomisë miliarda’, por siguroi votuesit se ‘ne po punojmë për ta rregulluar atë’.

Plani i Khan për të korrigjuar çekuilibrin e dukshëm racor përfshin financimin e shkollave fillore dhe të mesme me studentë të racave të tjera ‘të cilët nuk përfaqësohen në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë’ dhe duke paguar që këta studentë të hyjnë në CREST Awards, një skemë që prezanton adoleshentët me botën e vërtetë të kërkimit shkencor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *