Është hapur qarkullimi për automjetet në tunelin 4 te sheshi Shqiponja.
Përmes tij do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin.
E pranishme në përurimin e hapjes së tunelit ishin të pranishëm ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, Drejtori ARRSH-së, Ergys Verdho dhe Drejtori Policisë Tiranë, Rebani Jaupi.
Gjatë fjalës së saj, Balluku, tha se brenda dy javësh pritet të hapet edhe tuneli 3 që do lehtësojë qarkullimin e mjeteve që hyjnë në Tiranë nga autostrada Durrës-Tiranë.
Ministrja tha se me hapjen e tuneleve do lehtësohet ndjeshëm trafiku për qytetarët duke kërkuar ndjesë për ngarkesën me të cilën janë përballur gjatë kësaj periudhe.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Jaupi, nga ana e tij tha se policia do jetë në krye të detyrës për të ndihmuar qytetarët që përballen me një trafik të shtuar prej disa javësh dhe për t’i udhëzuar ata lidhur me ndryshimet në qarkullim.