Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri në detyrë Cakaj kërkon ndihmë për të atin e prekur nga Covid-19: Duhet plazmë gjaku për grupin A pozitiv


Ish-ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, kërkon ndihmë për të atin e prekur nga Covid-19.

Ai ka bërë thirrje në Facebook ku thekson se kërkon plazmë të gjakut për grupin A pozitiv për të atin, Shkëlzen Cakaj.

Po kështu Cakaj shton se gjaku duhet të përmbajë mbi 50 antitrupa e personat që duan të ndihmojnë duhet të paraqiten sa më shpejt në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të të atit Shkëlzen Cakaj ose të telefonojnë në numrin +38345101998.

Postimi i Cakajt

“Të nderuar miq,

I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj. Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa! Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj. Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998! Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë! Sinqerisht, Genti.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *