Vendosni fjalën kyçe....

‘Je trim i madh ti’ – Gramoz Ruçi përplaset me Ralf Gjonin, e përjashton nga seanca


Në seancën e sotme plenare një Kuvend, ka patur një përplasje mes deputetit Ralf Gjoni dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Ky i fundit e ka kritikuar Gjonin për faktin se në 15 minuta nuk tha asnjë fjali për rendin e ditës.

“Fole 15 minuta, nuk fole asnjë fjalë për ligjin që po diskutojmë”- tha Ruçi.

Gjoni u rikthye për t’iu përgjigjur dhe nuk pranonte të largohej nga foltorja, por Ruçi nuk ia dha fjalën.

Madje pas përplasjes së tyre pati dhe deklarata të tipit “jo po je trim” dhe Ruçi në fund e përjashtoi deputetin nga salla.

DEBATI:

Ruçi: Fole 15 minuta, s’fole një fjalë për ligjin që po diskutojmë

Gjoni: A ta artikuloj?

Ruçi: Jo s’ke pse e artikulon, ulu

Gjoni: Elisa Spiropali si foli?

Ruçi: Njësoj si ty jo

Gjoni: Po mirë po për çfarë të flasim?

Ruçi: Ulu, për Gardën e Republikës të flisje

Gjoni: Për Gardën e Republikës fola

Ruçi: S’fole një fjalë, fole për Gardën e Politikës jo për të Republikës. Po ik tani

Gjoni: Se ju nuk po bëni politikë

Ruçi: Fjala për Korab Litën… (Flet Gjoni) Nuk ta kam zënë fare emrin në gojë, po ulu

Gjoni: Nuk më tremb… Ta them një fjali të lutëm…

Ruçi: Jo!… Edhe njëherë tjetër po zapton foltoren.

Gjoni: Më përmende emrin dhe nuk më le të përgjigjesha

Ruçi: Në qoftëse zapton foltoren e di që përjashtohesh nga seanca. Kaq pot ë them.

Gjoni: Unë zaptoj foltoren dhe zaptoj dhe vendin tënd po të duash se nuk më frikëson

Ruçi: Edhe foltores edhe vendit tim i merr të keqen. Atëhere je i përjashtuar

Gjoni: Aman na lër rehat

Ruçi: Dil jashtë, vazhdo. Je i përjashtuar tani. Do të kërkoj masë tjetër pastaj. Vazhdo se do kërkoj masën tjetër

Gjoni: Gramoz të lutem.. ti kërkoje. Po pse kujton se më tremb?!

Ruçi: Jo po je trim i madh xhanëm

Gjoni: Jo po je trim ti


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *