Nënkryetari i LSI-së Luan Rama në emisionin “Opinion” ka kërkuar ndjesë në emër të forcës politike që përfaqëson për djegien e mandateve në vitin 2019.
Kjo është një deklaratë për herë të parë që nga shkurti i vitit 2019 që një eksponent i rëndësishëm i LSI-së e cilëson të gabuar vendimin e opozitës.
“Kërkoj ndjesë që nuk e dëgjuam presidentin që na tha: Mos ikini nga parlamenti. Ne gabuam që nuk e dëgjuam kur tha se opozita është institucion në demokraci dhe nuk braktistet institucioni. Kërkoj ndjesë në emër të LSI, unë jam nënkryetar i LSI”- tha Luan Rama.