Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën pasi një aeroplan i vogël u përplas në Florida, duke shpërthyer në flakë pasi u përplas me një makinë me të cilën udhëtonin një grua dhe fëmija e saj duke i lënë në gjendje të rëndë.
Aeroplani me një motor u rrëzua jashtë aeroportit ‘North Perry’ në Pembroke Pines, Florida të hënën pasdite, duke vrarë dy personat në bord. Incidenti u kap në një pamje tronditëse.
Gruaja dhe fëmija brenda makinës fillimisht u bllokuan brenda mjetit por u nxorrën më pas dhe janë dërguar në spital ku sipas mediave janë në gjendje të rëndë.
Shkaku i rrëzimit mbetet i panjohur, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimin për çështjen. Dyshohet se shkak për përplasjen ka qenë një defekt në motorin e avionit.