Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti rrëzon dekretin e Metës për ligjin e ushtrisë


Parlamenti ka rrëzuar dekretin e presidentit Meta lidhur me ligjin e ushtrisë.

Në fjalën e tij në Kuvend, ministri i Mbrojtjes, Peleshi e mbrojti ligjin duke thënë se argumentet e paraqitura nga kreu i shtetit nuk qëndronin.

Më herët Meta e ktheu ligjin në Kuvend për rishqyrtim duke thënë se ai shkelte meritokracinë dhe jepte idenë e gabuar te rinia se mund të bënte karrierë edhe pa arsim.

Në kthimin e ligjit, presidenti i bëri thirrje shumicës që të përmirësojë trajtimin financiar të ushtarakëve për frenuar largimin e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *