Vendosni fjalën kyçe....

Ralf Gjoni për deklaratat e Luljeta Bozos: “A e ka provuar kjo grua burgun e Spaçit? Glorifikimi i komunizmit i papranueshëm”


Deputeti Ralf Gjoni ka komentuar në seancën e sotme plenare në Kuvend, deklaratat e pak ditëve më parë të kryesueses së listës së kandidatëve të PS-së për Qarkun e Tiranës, Luljeta Bozo, për sistemin komunist.

Gjoni i ka konsideruar të turpshme deklaratat e Bozos për diktatorin Enver Hoxha, ndërs shton se zonja Bozo nuk e ka provuar burgun e Spaçit, për të treguar të këqijat që ishin aty, apo krimet që janë bërë në fetë dhe internimet e qindra personave.

“Mirë është që ta kalojmë një ligj për përmirësimin e Gardës së Republikës. Por mua më shqetëson një gardë tjetër në këtë republikës, garda e bijave dhe bijve të ish regjimit komunist që vazhdon të bëjë ligjin në këtë vend. Ka penetruar në çdo fushë të vendimmarrjes në vend. Në krye të listës së Tiranës gjendet emri i një gruaje, Luljeta Bozos, e cila pa pikë turpi glorifikon sistemin komunist, ku i madh dhe i vogël i di shumë mirë krimet e asaj kohe. Ka të paktën 2 rezoluta në këtë Kuvend që dënojnë krimet e komunizmit.

Të mos i harrojmë ato krime. Me ç’të drejtë kjo zonjë mund të thotë që ‘ajo kohë ka më shumë të mira po t’i vesh në peshore’. Ne sollëm një ligj për lustracionin vitin e kaluar dhe ju pa pikë turpi nuk e kaluat. A e di kjo zonja Bozo që ekziston dhe një rezolutë tjetër i miratuar nga ky kuvend, për krimet e klerit fetar. Janë eliminuar me dhjetëra njerëz besimtarë, krimet ndaj klerit katolik në Shqipëri. Kjo pa pikë turpi del dhe thotë nëse i vendosim në peshore thotë se ajo periudhë ka pasur më të mira se të këqija. Si e thotë kjo zonjë këtë, duke qenë se është dhe kryesuese e listës së Tiranës. Në Gjermani do të ishte arrestuar.

Ne bashkë me Myslimin dhe me të tjerë kemi sjellë një projektligj vjet, për të përjashtuar nga vendimmarrja ata që kanë qenë në qeverisje në kohën e komunizmit. Ju e kundërshtuat, sepse nuk keni moral. 994 të vdekur në burgjet e komunizmit, mbi 6 mijë të vrarë, qindra të tjerë të vdekur në kampet e internimit, këto janë të mirat që na shet dëngla kjo zonja? Po nëse të kishte kaluar një muaj në Spaç, si do të fliste kjo? Pronën na e morën, na e tjetërsuan dhe nuk na e ktheyn kurrë. Varfërinë e rritën në 1991, kemi dalë nga komunizmi si një nga vendet më të varfra në botë. Por ama futëm spiunimin në familje, kishte frikë gruaja nga burri.”– deklaroi Gjoni.

Mes të tjerash, Gjoni u bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme duke u vënë kryqin fletëve të votimit, si një shenjë për të treguar se nuk besojnë tek politika.

“Sipas biblës, djalli ishte engjëlli më i bukur në parajsë, më i bukur, i zgjuar ishte dhe muzikant, djalli demonstrohet me ata persona që ju fusni nëpër lista dhe glorifikohen në parlament. Çfarë prisni shqiptarë, futini një kryq dhe mos bëni gafë të votoni këto parti, sepse do të jetë gafa e jetës tuaj. Nëse mbi 1 milion shqiptarë vitojnë për këto parti politike, thotë se Shqipëria nuk bëhet.

Ndaj të nderuar unë e përsëris thirrjen time, mos bojkotoni por futeni një kryq partive, kryqi juaj ka shumë vlerë, sepse këta nuk meritojnë mbështetje nga ky popull. Ky popull është mërzitur nga kjo klasë politike, nëse do të bëhemi një ditë një komb evropian duhet të sillemi si të tillë, sjellja më evropiane në këto zgjedhje do të ishte kryqi juaj. Mos i lejoni të vijnë në pushtet përsëri.”– tha Gjoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *