Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Anglishtja do të mësohet që në klasë të parë, çelim program dhe për zejet


Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit të tij për Arsimin, ka deklaruar se do të fusë gjuhën angleze si lëndë që në klanën e parë.

E po ashtu ka shtuar se do të hapë një program për artet e zejet në shkollat e mesme, me qëllim që të rinjtë të mos kalojnë shumë kohë në celularët e tyre.

“Gjuha angleze do nisë të mësohet kudo në gjithë shkollat e vendit që në klasën e parë.

Është koha që të gjithë të mësohen me gjuhën bazë të komunikimit dixhital, qysh sot ne duhet ta pajisim brezin me dijet bazë në të dyja e ta zhdërvjelltësojmë sistemin e ngrirë arsimor në shkenca inxhinierike e matematikë.

Bazuar në modelin e parë të ngritur në Tiranë që do zhvillohet më tej te Piramida e diktatorit e kthyer në një epiqendër të Shqipërisë së të ardhmes ne do çelim programin kombëtar 10-vjecar të kodimit për nxënësit e klasave 12-18, e do hapim qendra të specializuara të botës dixhitale jo në iphone e ipad, por në botën digjitale ku fëmijëve do u prezantohen themelet e saj.

Qendra e parë është kjo e Tiranës, të tjerat në Shkodër Vlorë, Dibër Korcë Kukës e Berat e hap pas hapi në krejt Shqipërinë.

Do çelim programin kombëtar për artet e zejet për shkollat e mesme, me kushte e detyra për të usthruar mendjen e duart përmes krijimtarisë në projekte si detyrim që bota e iphone e ipad mos marrë peng mendjen, shqisat e trupin e tyre.

Sportet do zënë vend më të rëndësishëm që nga klasa e parë deri në universitet, na duhet një profil i ri i drejtuesit të shkollave.”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *