Kryeministri Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Basha, pas videos së publikuar prej tij.
Kryedemokrati shfaqi në Facebook një video me fyerjet e kreut të qeverisë ndaj grave në vite duke u bërë thirrje qytetarëve që më 25 prill të dalin e të votojnë masivisht ndryshimin.
Rama shkruan në Twitter se ofendimi, shpifja e harbutëria nuk kanë gjini e janë të pajustifikueshme. Ai i quan Bashën ‘king’ e i bën thirrje që të ruajë vajzat e shqiptarëve nga Berisha, Meta e arbutët që lemerisin dynjanë.
“Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësht nga gjinia e autorit!Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!”, shkruan Rama në Twitter.