Vendosni fjalën kyçe....

Rama kërkon mandatin e tretë: O së bashku drejt majës me të këqijat tona, ose rrokapjekthi me ata


Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit për arsimin kërkoi nga qytetarët që ta votojnë për një mandat të tretë.

Ai tha se shqiptarët kanë vetëm dy mundësi: Ose të zgjedhin atë me të mirat dhe të këqijat e tij për të arritur “majën”, ose të “kthehen mbrapsht” duke zgjedhur palën tjetër.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se në zgjedhjet e 25 prillit nuk luhet fati i ndeshjes zgjedhore mes partive, por fati i të lindurve në këtë shekull të ri.

“Krahasuar me garancinë që ne ju japim dhe me ata që u japin ata të tre të PD, një garanci me të gjithë, sepse ne e dimë se ku duhet të shkojmë dhe si duhet të shkohet aty. Rruga është e përpjetë, por maja është ende larg. Por zgjidhja është e qartë: O së bashku, ne me ju, e ju me ne drejt asaj maje, me kusuret dhe të këqijat tona, ose rrokapjekthi mbrapsht si guri i Sizifit, me ata që nuk e meritojnë një shans tjetër për të udhëhequr Shqipërinë. I patën shanset, një herë, dy herë, tre herë dhe çdo herë bënë të njëjtën gjë.

Im bir sot është 30-vjeç, kosto që shumica dërrmuese prej tyre duhet të paguajë gjithë jetën dhe durimin që u ranë shumë shkurt punëve, është një kosto marramendëse, më 25 prill, luhet fati i gjeneratës së të lindurve në këtë shekull të ri, ose përpara me mundim, me punë, me durim, o prapë në gropë, pas menuve të pasura dhe recetave çudibërëse.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *