Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Durrësi për vaksinimin e mësuesve: Për vaksinën e AstraZeneca do ndjekim OBSH-në e Agjencinë Europiane


Kryeministri Rama ka deklaruar nga Durrësi se lidhur me vaksinën e AstraZeneca do ndiqen udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe Agjencisë Europiane të Barnave.

Kreu i qeverisë tha se një pjesë vendesh kanë rinisur vaksinimin me AstraZeneca ndërsa shtoi se në Britaninë e Madhe janë bërë milionë doza të kësaj vaksine dhe nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi.

Ai ishte në qytetin bregdetar që është i radhës për sa i përket vaksinimit të mësuesve.

“Nuk kanë asnjë faj njerëzit që të shqetësohen nga lloj-lloj lajmesh, lloj-lloj lëvizjesh që mund të kenë 1000 arsye. Kjo është luftë e madhe për jetën, por është dhe luftë e madhe tregtare, nuk diskutohet. Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Kanadaja, Belgjika kishte konfirmuar sot prapë që do vazhdojnë sepse nuk ka asnjë evidencë shkencore dhe nuk mund të ndalojmë vaksinimin thjesht për një dyshim që lidhet me një seri tjetër. Të gjithë, edhe pjesa që ka bërë pezullimin, presin konfirmimin e OBSH-së dhe të EMA-s. EMA është Agjencia Europiane e Barnave që deri më tani ka konfirmuar vetëm vlerën dhe dobinë e vaksinës dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë luhatje. Nëse do thonë ndaloni, do ta ndalojmë. Ajo që unë sot po flisja me Londrën, është që aty janë bërë miliona vaksina AstraZeneca e nuk ka fare asnjë shqetësim nga askush dhe Agjencia Britanike e ka ri konfirmuar dhe vazhdon vaksinimin.” – tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu nga ana e saj tha se procesi i vaksinimit të mësuesve në mbarë vendin po ecën mirë përtej një hezitimi për shkak të lajmeve të shpërndara në media.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *