Vendosni fjalën kyçe....

Riz Ahmed hyn në histori – I pari mysliman që nominohet për “Oscar” si “Aktori më i mirë”


Mbrëmjen e kaluar u ndanë nominimet për çmimet “Oscar 2021” dhe për herë të parë ishte një mysliman mes emrave të nominuar për çmimin “Aktori më i mirë në rol kryesor”.

Siç shkruan “Daily Mail”, aktori britanik Riz Ahmed hyri në histori, duke bërë myslimani i parë që nominohet si “aktori më i mirë në një rol kryesor” për rolin e tij në filmin “Sound of Metal”.

38-vjeçari londinez mori vlerësime të shkëlqyera për interpretimin që i ka bërë Ruben Stone, një baterist i cili kishte lënë alkolin, por që jeta e tij ndryshon pasi ai humb dëgjimin.

Aktori amerikan Mahershala Ali ishte myslimani i parë që fitoi një Oskar, kur u emërua aktori më i mirë në një rol dytësor për rolin e tij në filmin “Moonlight” në vitin 2017 dhe fitoi të njëjtin çmim në vitin 2019 për “Green Book”. Por për një rol kryesor, ende deri më sot nuk kishte patur asnjë mysliman të nominuar.

Ahmed shkroi në Twitter: “Uau! Jam i nderuar të emërohem nga kolegët e mi aktorë krahas shfaqjeve të tilla frymëzuese dhe i jam mirënjohës Akademisë për mbështetjen dhe inkurajimin e tyre.“

Riz Ahmed ishte myslimani i parë që fitoi një çmim “Emmy” në rolin kryesor në vitin 2017 për performancën e tij në “The Night Of”.

Gjërat për Ahmed po ecin mirë edhe në jetën personale, pasi muajin e kaluar, ai njoftoi se ishte martuar me të fejuarën e tij Fatima në një ceremoni ‘super intime’ me vetëm disa të ftuar të pranishëm.

Gruaja e Ahmed, Fatima


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *