Zyrtarët rusë janë gati të njoftojnë një ndalim të Twitter-it brenda disa javësh, nëse platforma dështon të përmbushë kërkesat për të hequr postime të paligjshme që shfaqin pornografinë e fëmijëve, thirrjet për vetëvrasje dhe përdorimin e drogës.
Nënkryetari i Roskomnadzor, rregullatori i mediave të vendit, Vadim Subbotin i tha agjencisë së lajmeve Interfax të martën se, nëse ‘Twitter nuk u përgjigjet në mënyrë të përshtatshme kërkesave tona – nëse gjërat vazhdojnë siç kanë qenë – atëherë brenda një muaji do të bllokohet pa pasur nevojë për një urdhër gjykate’.
Në të njëjtën kohë, ai nxiti gjigantin e internetit me bazë në Kaliforni që të veprojë në përputhje me urdhrat për të hequr përmbajtjen e specifikuar në mënyrë që të shmanget një ndalim.
Në fillim të këtij muaji, Roskomnadzor njoftoi se do të fillojë të ngadalësojë shpejtësinë e trafikut të Tëitter-it duke e akuzuar se kompania ‘nuk heq përmbajtjen që nxit të miturit për të kryer vetëvrasje, përmban pornografi për fëmijë ose informacion në lidhje me përdorimin e drogës’.
Në fillim të këtij muaji, Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se faqet e mediave sociale po përdoren ‘për të promovuar përmbajtje krejtësisht të papranueshme: për shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve, prostitucionin, për drejtimin e të miturve drejt vetëvrasjes’. Ai bëri thirrje për veprime të ashpra ndaj atyre që përdorin internetin për të përfituar nga fëmijët.