Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Metës në fillim i iku dashuria, pastaj qetësia e në fund mendja


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u ndal tek vota e emigrantëve.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se PD-ja dhe LSI-ja kanë kushtëzuar të drejtën e emigrantëve për të votuar duke bllokuar këtë ndryshim në Kodin Zgjedhor.

Ndërsa ai fliste në sallë kishte ovacione nga deputetë të opozitës, dhe këtu Balla nuk nguroi përmendte presidentin e Republikës Ilir Meta, për të cilin tha se “i ka ikur mendja’. Ai i referohet incidentit të pak ditëve më parë, ku pati një përplasje mes presidentit Meta dhe policëve bashkiakë të Tiranës, në zyrat e FRD-së.

 “E them publikisht që vota e emigrantëve më 25 prill është bllokuar nga PD-LSI. Ata e kanë penguar këtë.

Ajo që unë po them, unë nuk e di arsyen pse PD dhe LSI kanë kaq urrejtje ndaj shqiptarëve që jetojnë aq territorit.

Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur, kemi hapur çelësat e duhur në Kodin zgjedhor. Ju falenderoj dhe juve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, por PD dhe LSI e kanë bllokuar përfundimisht.

I ftoj qytetarët që jetojnë jashtë territorit, nëse është mundësia të vijnë të votojnë, do të ishte një kontribut i vyer.

Këto do të jenë zgjedhjet e fundit që zhvillohen me përfaqësim të partive politike në administratën zgjedhore.

Dhe duke synuar çmilitarizimin politik të përfaqësimit në KQZ, ajo që dua t’iu them është se nuk mund të marrim asnjë lloj vendimi që e largon PD-në nga zgjedhjet.

Sot që flasim PD nuk ka depozituar ende listën e kandidatëve, dimë ne që Luli del dhe thotë nuk marr pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja e opozitës është një domosdoshmëri dhe ne kemi bërë gjithçka është e mundur që PD të marrë pjesë në zgjedhje. Unë njoh një person që ka kaluar në këto faza, është Ilir Meta, në fillim i iku dashuria, pastaj i iku qetësia, tani më duket i ka ikur dhe mendja. Prandaj mos i kaloni këto faza, se nuk ju bën mirë për shëndetin mendor.”– deklaroi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *