Vendosni fjalën kyçe....

Asqeriu apel Bashës: Kam dy plagë në zemër, për naftëtarët dhe minatorët


Gjatë fjalës së tij në bashkëbisedimin e sotëm me kryedemokratin Lulzim Basha, aktori Bujar Asqeriu tha se kishte një plagë në zemër për naftëtarët dhe minatorët. Ai ka kërkuar nga Basha që kur të vijë në pozitë, t’u vijë në ndihmë këtyre dy kategorive duke u përmirësuar kushtet dhe rritur pagat.

“Të më falësh zoti Basha, kam dhe dy plagë në zemrën time që po ua referoj. Plagën e parë e kam për naftëtarët, të cilët i kanë dhënë miliona euro këtij vendi dhe sot treten, dobësohen dhe nuk jetojnë as me shtëpia të mira, as me shëndet të mirë. Dhe ciinizmi i tmerrshëm i kryeministrit që u thoshte që dilni nga greva dhe më takoni mua është cinizëm dhe urrejtje njerëzore. Nuk mund të jesh drejtues i një shteti nëse nuk do njeriun, nëse nuk do shqiptarin. Pa dashuri nuk fiton asnjë betejë, vetëm me dashuri fitohet beteja. Vetëm me respekt fitohet beteja. Familjeve të naftëtarëve t’u bëhen shtëpitë e reja dhe infrastruktura të rregullohet dhe paga të jetë dinjitoze.

Dhe për minatorët e Bulqizës dy, që po vdesin nëpër galeri dhe shkoni në Bulqizë të shihni se si jetojnë në kushte të mjerueshme.

Këto janë dy plagët e mia.”– deklaroi Asqeriu.

Në përgjigje të aktorit, Basha tha se ka shkuar disa herë për ti takuar naftëtarët dhe se e ka ndjerë dhimbjen e tyre, po ashtu edhe të minatorëve.

“Edhe unë dua të them diçka që e preke ti tani. Pa dashuri për vendin, pa dashuri për njerëzit nuk mund të bësh dot asgjë. Prandaj gjëja e parë që do bëjmë, është që t’i kthejmë fytyrën njerëzore politikës. Një politikë me fytyrë njerëzore, i bën institucionet e shtetit të punojnë për njerëzit dhe jo për veten e tyre, ndjen dhimbjen e qytetarëve.

Ti e di se kam shkuar tre herë në grevën e tyre, kam qëndruar me ta, jo ajo që jepnin mediet se pasi janë fikur kamerat kam qëndruar për orë të tëra me ta. E kam ndjerë dhimbjen e tyre dhe të minatorëve të Bulqizës dhe të gjithë të vuajturve të tjerë gjatë këtyre 8 viteve.”– deklaroi kryedemokrati, i cili shtoi se me planin e tij, do t’u vijë në ndihmë edhe naftëtarëve dhe minatorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *