Vendosni fjalën kyçe....

Bitcoin është kriptovaluta më e vlefshme e dhjetëvjeçarit të fundit


Kriptomonedha me e vlefshme në botë, Bitcoin, i ka mundur të gjitha llojet e tjera të kriptomonedhave me epërsi të thellë gjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave të përpiluara nga Charlie Bilello, CEO-ja dhe themelues i grupit Compound Capital Advisers.

Ai ka krahasuar paraqitjet e grupeve të tjera të aseteve duke përdorur të dhëna nga Ycharts dhe e ka shpërndarë listën në Twitter. Postimi tregon se që nga viti 2011, fitimet kumulative të Bitcoin barazohen me një rritje prej 20 milion përqind. Sipas statistikave, viti 2013 ishte viti me paraqitjen më të mirë të Bitcoin, gjatë të cilit kriptovaluta fitoi 5.507%.

Ajo ka pasur vetëm një humbje vjetore për dy vjet në historinë e saj, duke rënë me 58% dhe 73% respektivisht gjatë 2014 dhe 2018.

Që nga fillimi i 2021, bitcoin është rritur me 108%, pasi ka arritur një tjetër rekord të të gjitha kohërave, me mbi 61,500 dollarë të dielën. Monedha dixhitale tregtohej me 55,449 dollarë monedhë që nga mëngjesi i së hënës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *