Vendosni fjalën kyçe....

Irani thirrje administratës Biden: Nëse doni bisedime, hiqni sanksionet e mos përsërisni gabimet e Trump


Teherani i ka bërë thirrje Uashingtonit që t’i japë fund regjimit të tij të sanksioneve kundër Republikës Islamike dhe të premtojë të mos përsërisë gabimet e bëra nga administrata Trump, duke thënë se kërkesat ishin parakushte për rifillimin e bisedimeve të marrëveshjes bërthamore.

“Shtetet e Bashkuara duhet të heqin sanksionet ndaj Iranit dhe gjithashtu duhet të japin garanci se gabimet e Trump nuk do të ndodhin më, atëherë ne mund të flasim brenda kornizës së JCPOA.” – tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh, duke iu referuar Planit të Përbashkët të Përgjithshëm të Veprimit .

Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i kërkoi Uashingtonit të bëjë kompromis. Ai tha se koha po mbaronte për të arritur një marrëveshje sepse Irani së shpejti do të fillonte përgatitjen për zgjedhjet presidenciale duke e bërë përparimin në drejtimin e arritjes së marrëveshjes të vështirë në të ardhmen e afërt.

Administrata Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2018 dhe vendosi përsëri sanksionet ndaj Teheranit. Marrëveshja i hoqi sanksionet ndërkombëtare Iranit në këmbim të kufizimeve në programin bërthamor të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *