Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi ende në kohë” – Meta del për të mbrojtur Vjosën, flet edhe për planet e tij për mbrojtjen e votës më 25 Prill


Presidenti i vendit Ilir Meta, ka dalë në një deklaratë për mediet, lidhur me mbrojtjen e Lumit Vjosa dhe thirrje e shoqërisë civile për ta kthyer në një Park Kombëtar.

“Është një detyrim për mua si president i Republikës që të jem në përkrahje të shoqërisë civile, të organizatave për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë natyrore dhe kulturore të vendit tonë. Dhe të jem në sinfoni të plotë me 36 organizata ndërkombëtare që janë bashkuar për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe kërkojnë shpalljen e tij Park Kombëtar, se është pasuri jo vetëm kombëtare por e rrallë për kontinentin tonë. Jemi ende në kohë për të parandaluar çdo veprim tjettër që do të ishte i parikuperueshëm për një pasuri që trashëgojnë gjenerata të tëra dhe që do shërbente për zhvilimin e turizmit.”– deklaroi sot presidenti Meta.

Gjatë fjalës së tij, Meta nuk u shpëtoi pyetjeve të gazetarëve për planet e tij për mbrojtjen e votës së lirë. Ai tha se në ditët në vijim do zbulonte detajet e këtij plani.

“Se ç’përmban ky plan do të njiheni në ditët që vijnë. Çdo shqiptar i ndjeshëm e patriot, pavarësisht bindjeve partiake është 100% dakord me presidentin që nuk duhet të vihet dorë mbi votën, që jemi në një situatë kaq të rëndë  që udhëheqim në nivel botëror për shpopullimin e vendit, pikërisht sepse niveli i lirisë së zgjedhjeve është katandisur në këtë situatë që e dini të gjithë ju, që është dhe një kusht për çeljen e negociatave.

Të gjithë t’i mbajnë larg dyart nga vota, të kontribuojnë për një fushatë civile dhe europiane, të paraqësin alternativat e tyre se ç’kanë bërë dhe çdo bëjnë më mirë në të ardhmen. Është pozitive që përveç forcave politike kemi edhe mundësinë si qytetarë të shprehemi për kandidatin apo kandidaten që preferojmë, për të shprehur një mesazh që drejtuesit e partive duhet të promovojnë njerëz me integritet që të respektojnë Kushtetutën dhe të jenë shembull i respektimit të ligjit.”- deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *