Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi nis të mendojë për përforcimet, gati 50 milionë euro për Milik e Gosens


Me titullin kampion gjithnjë e më larg dhe pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Juventusi ka nisur të mendojë për përforcimet e sezonit që vjen.

Në shënjestrën e bardhezinjve vijon të jetë sulmuesi polak i Marsejës, Milik, i huazuar në Ligën 1 nga Napoli. Për shërbimet e tij, Juventusi është i gatshëm të paguajë shumën prej 12 milionë eurosh.

Tjetër lojtar që kërkohet me ngulm nga torinezët është gjermani Robin Gosens. 26-vjeçari luan tani për Atalantën në Serie A por ndryshe nga Milik, çmimi i tij është më i kripur.

Lojtari vlerësohet në rreth 40 milionë euro dhe nëse do vijë në Torino do ishte zëvendësi i duhur i brazilianit Alex Sandro që pritet të largohet në fund të këtij sezoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *