Vendosni fjalën kyçe....

Krim në familje në Fier, 29-vjeçari vret me thikë bashkëshorten


Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Fier pasditen e sotme.

Një 29-vjeçar një debati të fortë ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij.

Shtetasja me iniciale I.M nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë, policia thotë se është vënë në ndjekje të bashkëshortit të viktimës 29-vjeçarit me iniciale D.M.

Pasditen e sotme rreth orës 17:20 në lagjen “Sheq i Madh” në banesë 29-vjeçari me inicialet D.M. pas debatit të fortë në familje ka goditur me thikë disa herë gruan e tij me inicialet I.M.

Goditjet kanë qenë fatale për gruan që ka ndërruar jetë në vend. Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Policia deklaron se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *