Barcelona rrezikoi shumë të anulonte zgjedhjet për president dhe të niste gjithçka nga fillimi.
Joan Laporta duhet të siguronte garancinë pasurore prej 15% të buxhetit vjetor të klubit, saktësisht 124.6 milionë euro.
Një shumë e madhe për ekonominë e Laportas, i cili rrezikoi shumë të mos gjente paratë e duhura.
Në fund frika ka përfunduar dhe Laporta ka gjetur rrugën e duhur për të siguruar këtë fond. Gjithçka ndodhi ditën e djeshme, kur duheshin edhe 75 milionë euro.
Në fund ai gjeti akordin me fondin Audax dhe arriti të plotësojë shumën e kërkuar, pa të cilën nuk mund të bëhej zyrtarisht president i Barçës.
I pranishëm në Camp Nou në inaugurimin e Laportës si president, ishte edhe Leo Messi, bashkë me disa shokë të tjerë të skuadrës.