Vendosni fjalën kyçe....

Luljeta Bozo: Dy prioritetet e mia, çfarë më thonë njerëzit që pranova të kandidoj për deputete


Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” një video prezantim të kandidates për deputete në Tiranë, Luljeta Bozo, inxhinierja e ndërtimit e cila u bë shumë e njohur pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019-ës.

Në këtë videomesazh, zonja Bozo tregon se prioritetet e saj janë përmirësimi i gjendjes së pensionistëve, por edhe kërkimi shkencor.

Ajo shton se ka marrë shumë vlerësime dhe falënderime nga njerëzit për shkak të pranimit të ftesës për të garuar në zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas saj shumë i kanë thënë se duan njerëz si ajo që t’i përfaqësojnë.

“Gjënë më të shtrenjtë kam kohën, se po të iku koha nuk rikuperohet.

Në 1965 mbarova studimet në Fakultetin e Inxhinierisë, u diplomova inxhiniere ndërtimi, meqënëse isha me rezultate shumë të mira më mbajtën direkt në universitet, kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje.

Librin e parë e kam nxjerrë në vitin 1975. Në vazhdimësi deri sot janë bërë gati 35 libra të botuar.

Çohem shumë herët 4:30-5:00 dhe menjëherë bëj një ecje 5 kilometra, ky është regjimi ditor i ushtarit.

Për moshën që kam them që kam akoma për të përmirësuar pak gjendjen e pensionistëve dhe për t’i aktivizuar njëçik në disa probleme shoqërore ku ata do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fushën e dytë që kam si prioritet është fusha e kërkimit shkencor, kjo do të jetë e bashkëngjitur me zhvillimin e arsimit të lartë se s’mund të zhvillohet arsimi i lartë pa kërkimin shkencor.

Një javë rresht pas tërmetit unë kam qenë në të gjithë televizionet, pa asnjë interes se fundja unë nisem nga parimi i famshëm që thotë: Bëje të mirën hidhe në det nuk të humbet.

Njerëzit fitonin një qetësi se më vinin mesazhe pa fund nga Shqipëria, nga Amerika, nga Kanadaja, nga Franca se e ndjekin. Kjo është një gjë shumë e mirë që shqiptarët kudo që janë në botë janë të lidhur me vendin e tyre.

Takoj njerëz pa fund, nuk i njoh fare më japin urimet, më japin falënderimet që pranova të kandidoj dhe urimet për t’i përfaqësuar. Në këto urime e falënderime në një vit e gjysmë, shumë shumë herë shprehnin dhe dëshirën që: Ne duam kështu njerëzish që t’i kemi të na përfaqësojnë.”– thotë Bozo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *