Vendosni fjalën kyçe....

Qytetari në Vlorë i del para Bashës: Jam kushëri i Ramës, askush në fis s’e do më


Kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet sot në Vlorë, ku është takuar me një qytetar i cili pretendon se është kushëri me kryeministrin Edi Rama.

E pavarësisht lidhjes së afërt, ai i ankohet kryeopozitarit për të.

“O vlla të uroj shëndet, ne do fitojmë. Unë jam kushëriri i Edi Ramës, më maskarai që ka Shqipëria. Na mori pronat, më hoqi nga puna mua, familjen time, ia dha oligarkëve të tij. O Lulzim nuk të gënjen vllai. Më pruri forcat sikur isha më krimineli i Shqipërisë. Asnjë nga fisi nuk e voton më Edi Ramën. Nga të gjithë fisi i mamasë sime, asnjëri.

Nëna ime dhe nëna e tij janë kushërira, gjyshërit janë kushërinj të parë. Mua të parin ma prishi. Unë as nuk kam vjedhur, as jam marrë me dorë, as nuk jam marrë me asgjë.”- tha qytetari.

Basha iu përgjigj se “familja e tij janë oligarkët, familja ime jeni ju” dhe se më 25 Prill do ta largojnë Ramën nga pushteti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *