Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon Bashën: Po jep shembullin më të keq duke hipur mbi makina me dy gishta, qytetarët të ruhen nga virusi

Kryeministri Rama ka denoncuar kreun e opozitës së bashkuar se po rrezikon jetët e njerëzve e takimet e tij elektorale nëpër qytetet e vendit.

Kreu i qeverisë u ka bërë thirrje qytetarëve nga Fieri që të tregojnë kujdes nga papërgjegjshmëria e Bashës si dhe të bëjnë kujdes e të respektojnë distancën sociale për t’u ruajtur nga virusi.

“Gjëja që iu duhet thënë të gjithëve është që ky është një proces që duhet të shkojë paralel me kujdesin, duhet të shkojë paralel me mbrojtjen. Është fatkeqësi e madhe që për shkaqe politike dhe për interesa partiake dikush jep shembullin më të gabuar duke grumbulluar njerëz dhe duke ngritur gishtat mbi makina, por nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që njerëzit vetë të kuptojnë se kjo është një luftë për shëndetin, është një luftë për jetën, një luftë për jetë a vdekje për shumë njerëz që janë më të ekspozuar dhe më të dobët nga pikëpamja fizike dhe për këtë arsye të gjithë duhet të bëjnë kujdes.” – tha Rama.

Ai shtoi më tej se fushata e zgjedhjet nuk kanë asnjë rëndësi para jetës së njerëzve duke shtuar se qeveria do vijojë me ritme të shpejta vaksinimin.

Fushata, zgjedhjet, vendet në parlament, karriget, postet janë të gjitha 5 me hiç përpara kësaj sfide dhe përpara këtij objektivi. Ne do vazhdojmë intensivisht vaksinimin. Turpi iu mbetet atyre që e kanë.” – shtoi kryeministri Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *