Kandidatja për deputete në Qarkun e Tiranës, për Partinë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim me qytetarë të Tiranës.
Tabaku thotë se në 8 vite janë promovuar vetëm anti-verat ndërsa ka ardhur koha të ndryshojë qasja.
“Në 8 vjet Rama ka promovuar vetëm fundin e shoqërisë dhe antivlerat pasi ai beson tek antivlerat si rruga për të sunduar vendin.
Ajo çfarë propozojmë ne është e kundërta e këtij sistemi të përmbysur vlerash.
Këtë e kemi treguar në çdo temë të planit tonë qeverisës; prona do të shkojë tek i zoti dhe do të kompensohet kur është mundësia. E djeshmja nuk do të glorifikohet, Shqipëria ka vuajtur boll nën diktatin e komunizmit. Detyra jonë patriotike është të kujtojmë siç duhet ata që u vranë dje nga ajo diktaturë.
Ka ardhur koha të ndryshojmë një herë e mirë qasjen ndaj administratës civile duke emëruar persona kompententë dhe të përgjegjshëm.
Koha të ecim përpara dhe të shohim ndryshimin. Shqipëria do të fitojë kur familjet shqiptare të fitojnë, kur prona të vlerësohet dhe kur e sakrifica të mos nëpërkëmbet.
Në 25 prill Shqipëria Fiton!”-shkruan Tabaku.