Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i PD-së Xhaferaj akuza Ramës: Fshehu gjurmët e vrasjes shtetërore me rindërtimin në Durrës, kemi marrë masa për mbrojtjen e votës


Kandidati i PD-së së Durrësit ka akuzuar kryeministrin Rama se po bën propagandë me rindërtimin.

I ftuar në emisionin ‘Ditari A2’ në A2, Ferdinand Xhaferaj tha se qeveria fshehu me shpejtësu gjurmër e krimit në qytetin e Durrësit duke shembur pallatet ku mund të provohej vrasja e qytetarëve me dorën e shtetit në tërmetin e 26 nëntorit 2019.

Ai shtoi së në Durrës ka nisur rindërtimi në vetëm dy pallate ku banojnë eksponentë të ‘Rilindjes’.

“Rama është arkitekti i padrejtësisë me rindërtimin në Durrës, ku pas tërmetit  janë shembur me urgjencë 36 pallate për të humbur gjurmët dhe vetëm në dy ka filluar rindërtimi. Tërmeti nxjerr lakuriq keqqeverisjen e Ramës dhe rilindësve të tij. Rama ka dështuar katërcipërisht me tërmetin. Nuk ka dalë përgjegjësia për atë që ndodhi.” – tha Xhaferaj, duke shtuar se nuk vrau tërmeti në Durrës, por dora e njeriut përmes masakrës urbane që u bë në qytet.

“U shembën me urgjencë 36 pallate për të humbur gjurmët dhe jo për të rindërtuar. Tashmë është provuar që Rama është arkitekti që ka penguar drejtësinë.” – shtoi ai.

Po kështu ai shtoi se në Durrës PD-ja do fitojë 8 mandate duke shporrur përfundimisht Edi Ramën dhe qeverinë e tij nga qyteti. Xhaferaj theksoi se PD-ja i ka marrë masat për mbrojtjen e votës më 25 prill.

“Partia Demokratike ka nxjerrë leksionet e saj dhe ka marrë masat për të mbrojtur votën”. Kështu u shpreh në “Ditari” në A2 CNN, kandidati demokrat për Durrësin, Ferdinand Xhaferri, sipas të cilit e gjithë fryma qytetare është në favor të PD-së. Kemi Task Forcë në Durrës. Janë 200 vullnetarë që do lëvizin në çdo cep për të mbrojtur dhe për të ndëshkuar. Po instalojmë teknologjinë për të gjurmuar dhe garantuar të drejtën tonë. Njëra palë është portretizuar si pala që vjedh votën dhe tjetra pala që mbron votën.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *