Vendosni fjalën kyçe....

Firmoset marrëveshja e njohjes së patentave shqiptare në Itali, Rama: Për merakun tuaj matanë detit


Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto nga përmbyllja përfundimtare e marrëveshjes me Italinë për të njohur patentat shqiptare.

Ai shkruan se tashmë ata që qarkullojnë me makinë matanë detit mos të kenë më merak, ndërsa u bën thirrje atyre që mos të harrojnë se ai i bën ato që thotë.

 “Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them.

Përqafime”– shkruan kryeministri Rama.

Siç shihet edhe nga fotot, marrëveshja është firmosur nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila thotë se për çështje javësh do të nisë të zbatohet.

“Me ambasadorin italian në Tiranë, Fabricio Buçi firmosëm sot, në emër të dy qeverive tona 🇦🇱🇮🇹, marrëveshjen e shumëpritur për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjetit, me qëllim konvertimi.
Janë pikërisht veprime konkrete si ky, edhe pse në dukje të vogla në skemën e madhe të diplomacisë, që kanë impaktin më konkret e të drejtpërdrejtë tek qytetarët.
Tani është cështje javësh që marrëveshja, pas miratimit në strukturat ligjore përkatëse në Itali e Shqipëri, të nisë të zbatohet në të dy vendet.”- shkruan ministrja Xhaçka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *