689 persona në vend janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë të reja pasi janë kapur pa maskën mbrojtëse.
101 të tjerë janë ndëshkuar me të njëjtën masë pasi udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
24 orët e fundit nuk është ndëshkuar asnjë subjekt për shkeljen e protokolleve e sigurisë e as ndonjë qytetar për lëvizjet pas orës 20:00.