Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet depoja farmaceutike në Tiranë, hajdutët marrin ilaçe me vlerë 1.8 milionë lekë


Grabitet një depo farmaceutike në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e Laprakës, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë thyer derën e depos dhe kanë vjedhur medikamente me vlerë 1.8 milionë lekë.

Sipas “Balkanweb”, në fokus të grabitësve kanë qenë vitaminat, kryesisht vitamina C e cila është përdorur mjaft gjatë pandemisë.

Policia është njoftuar nga pronari për ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autoreve. Ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë të cilat mund të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

(Lajmi në përditësim…)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *