Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Nuk do jemi në parlament kur të votohet Vjosa Osmani për Presidente


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të qëndrojnë në Kuvend kur të votohet Vjosa Osmani për presidente.

Haradinaj, që bëri të ditur gjatë zgjedhjeve se kandidoi për president, ka përsëritur deklaratat e tij se është detyrë e VV-së si parti fituese që të sigurojë votat edhe për presidentin.

Këto komente ai i ka bërë në RTV Dukagjini.

Të njëjtat deklarata i ka bërë edhe nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti.

Xhavit Haliti, nënkryetar i PDK-së dhe deputeti i zgjedhur nga kjo parti ka konfirmuar se partia të cilës ai i takon dje ka marrë vendim unanim që mos të merr pjesë në seancën e Kuvendit ku do të shpaloset kandidatura për president, respektivisht kandidatura e Vjosa Osmanit.

Vjosën e kom pas kolege edhe në kohën kur ka punuar në kabinetin e zotit Sejdiu. Ka përvojë legjislative, por politika i ndanë njerëzit dhe partitë ka qëndrime të kundërta”- ka thënë Haliti.

Sipas tij, nëse Lëvizja Vetëvendosje i merr tri pozicionet më të rëndësishme të shtetit, atëherë nuk mund të themi se kemi shtet demokratik.

Pse  duhet lënë pozitën e presidentit për opozitën, ose të kemi një president konsensual. Në vijmë nga një mendësi e tillë politikë, që domosdoshmërisht duhet ta shkatërrojmë kundërshtarin, mos ta përfillimin dhe të ndërtojmë të vetëm institucionet”, ka shtuar Haliti.

Nëse duam ta zbatojmë një rregull që e ka imponuar Kushtetuesja, duke e kushtëzuar qëndrimin e deputetëve në seancë, mendoj se deputeti duhet të prezent në çdo situatë në Parlamentin e Kosovës, përjashtuar disa raste të caktuar nëse nuk janë dakord me atë që ndodh”- ka thënë Haliti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *