Tifozët e futbollit në Bullgari po bëjnë thirrje për të marrë masa të ashpra ndëshkimore ndaj disa lojtarëve, njëri prej të cilëve një ish-lojtar ndërkombëtar. Kjo pasi ata sulmuan një arbitër gjatë një loje të kategorisë së katërt, duke bërë që ndeshja të ndërpritet, siç shkruan RT.
Videoja e publikuar online, tregon disa lojtarë të zemëruar duke protestuar ndaj zyrtarit të ndeshjes pasi ai tregoi një karton të verdhë.
Njëri nga lojtarët, Kaloyan Karadzhinov (ish-lojtar ndërkombëtar) e godet arbitrin në fytyrë përpara se ai dhe disa nga shokët e tij të skuadrës të fillonin ta ndiqnin atë jashtë fushës.
An unbelievable moment in the Bulgarian fourth tier 😳
A match was abandoned after the referee was chased from the pitch by players and officials pic.twitter.com/6n4hZSzG2j
— Football Daily (@footballdaily) March 17, 2021
Karadzhinov, tani 44 vjeç, ka fituar dy ndeshje për ekipin kombëtar të Bullgarisë në vitet 2005 dhe 2006 gjatë kohës së tij me ekipin “Lokomotiv Sofje”.
Kjo ndeshje ishte e Divizionit të katërt, një ligë gjysmë-profesionale, me skuadra të përbëra shpesh nga ish-profesionistë si Karadzhinov. Vetëm dy divizionet kryesore të piramidës së futbollit të vendit janë plotësisht profesionale.
Sapo ai braktisi lojën, arbitri u detyrua të ndërmarrë veprime të mëtejshme pasi trajnerët u përfshinë gjithashtu në konflikt.
Disa komentues në rrjet bënë shaka se arbitri dukej më i shpejtë dhe më i mirë se lojtarët, duke qenë se ai u detyrua të vraponte në fushë dhe jashtë saj.