Vendosni fjalën kyçe....

LDK-ja e PDK-ja “sabotojnë” Vjosa Osmanin: S’marrim pjesë në votimin e saj si presidente


LDK-ja e PDK-ja në Kosovë nuk do marrin pjesë në votimin për presidentin e ri të vendit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Advullah Hoti, tha se LDK-ja është parti opozitare dhe nuk do marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, duke shtuar se vendit i duhet një president jashtë politikës.

“Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik.” – tha Hoti, shkruan Lajmi.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe PDK-ja, që tha se nuk do marrë pjesë në votimin për Vjosa Osmanin.

Kuorumi për kandidatin/en për President/e të vendit përcaktohet nga numri i votave në kuti. PDK nuk ka votë për Vjosa Osmanin e as nuk do të marrë pjesë në votim.” – thuhet në reagimin e PDK-së. Partia në fjalë e LDK-ja humbën në zgjehdjet e 14 shkurtit në vend që u fituan nga Vetëvendosje e Albin Kurtit e Vjosa Osmani si përfaqësuese e pavarur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *