Arsenali është mposhtur 0-1 nga Olympiacosi, por falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë, ka prerë biletën për në fazën tjetër të Europa League.
Roma, që fitoi në ndeshjen e parë, e ka mundur Shakhtarin edhe në sfidën e kthimit, 2-1. Derisa Tottenhami i Jose Mourinhos, që e nisi sfidën kundër Dinamo Zagreb me rezultat 2-0 nga takimi i parë, ka pranuar dy gola dhe është barazuar gjithçka 2-2, kështu kjo sfidë do të shkojë në vazhdime.
Arsenali i Mikel Artetës është befasuar midis stadiumit ‘Emirates’.
Topçinjtë janë mposhtur me rezultatin minimal, 0-1 nga Olympiacosi.
Golin në këtë mbrëmje e shënoi Youssef El Arabi në minutën e 51-të.
Megjithatë, kjo humbje për Arsenalin është me shije të mirë, pasi për shkak të fitores 3-1 në takimin e parë, arriti që me rezultat të përgjithshëm 3-2, të kualifikohet në çerekfinale.