Kandidati i PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi, ka akuzuar biznesmenin Gjergj Luca, se e ka sulmuar fizikisht.
Në deklaratën e tij, ish-deputeti demokrat thotë se Luca e ka sulmuar me fjalë e më pas e ka kërcënuar me jetë dhe goditur fizikisht. Boçi thekson se ata do e marrin përgjigjen në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas demoktratit ai ka qenë i vetëm ndërsa Luca ka qenë i shoqëruar nga rojet e tij kur e ka sulmuar.
“Një agresion, sulm i Lucës. Këto janë plehrat e Ramës që ai i ndërsen kundër kundërshtarëve. Ky është një agresion politik. Vija nga një takim me përfaqësues të zonës. Në ikje, ky person fillon e sulmon me fjalë dhe pastaj në jnë përpjekje për të gjuajtur. Me pas kercenoi me jete. Përgjigjen këta njerëz do ta marrin çdo ditë dhe përgjigjen e madhe do ta marrin në datën 25 prill. Pasi skllavërojnë njerëzit, ata mendojnë se mund të sulmojnë çdo njeri. Unë isha i vetëm, kur ai bashkë me disa roje të tij erdhi dhe më sulmoi. Bënte skena sikur ishte i armatosur, dhe sillej si një bandit. Luca ka një histori të pasur me përplasjet në Labinot, ka rrëmbyer prona në Labinot, por nuk i ka hyrë gjë në këmbë, pasi i duket vetja trim se ka në krah Ramën. Këto trima, do të luten pas datën 25 prill.” – tha gjatë deklaratës së tij, Luçiano Boçi.