Vendosni fjalën kyçe....

PD i përgjigjet Ramës, Garo: Në 8 vite abuzove e zhvate shqiptarët, ne do sjellim ndryshimin e shpresën për vendin


Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Rama, pasi ky i fundit ironizoi kreun e saj, Basha, për tubimet elektorale në vend.

Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja Garo tha se Rama ka dështuar në 8 vite dhe nuk do bëjë gjë ndryshe edhe nëse merr 4 të tjera. Ajo theksoi se qeveria e tij e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro duke e bllokuar.

“Ata që nuk kanë pasur sukses për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse marrin 4 vjet të tjera. Rama i cili ka dështuar për 8 vite me rradhё dhe e ka penguar Shqipërinë nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumё tё nevojë. Sot Rama sjell me vete më shumë premtime boshe. E vetmja gjë që Rama ka bërë pёr sektorin e energjisё në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë – pёr t’ua dhёnё miqve tё tij. Ndërsa vende si yni arritёn tё kishin sukses, Shqipëria dështoi sepse pengohej nga Rama. Ёshtё koha për një ndryshim.”  – tha Garo.

Ajo shtoi se PD-ja do sjellë ndryshimin për vendin, shpresë të re, plane serioze për punë në të gjitha fushat ku kryeministri Rama ka dështuar në 8 vite.

“Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite me rradhё – energji, ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë. Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!” – mbylli deklaratën Garo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *