Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Programit për Ujin dhe Energjinë, kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga prioritete e qeverisë së tij në sektorin e energjisë.
Ai foli për tri prioritete.
“Të rrisim sigurinë e furzinimit për të gjithë.
E dyta të ndërtojmë dhe të transformojmë në stacionet e tjera në rang vendi nga veriu në jug.
Të ndërtojmë një rrjet të ri 20kv me një seri kabinash tjetra që do të garantojnë një kompleks një siguri energjike dhe një cilësi më të mirë.
Të fuqizojmë aspektin teknologjik smart, në monitorim dhe operim përmes një sistemi që është i instaluar në Shqipëri dhe e ka atë bazë të nevojshme për t’u shtrirë dhe zhvilluar duke telekomanduar në distancë të gjitha kabinat dhe duke filluar nga Shkodra në zona të tjera pasi është ndërtuar zemra këtu në pellgun Tiranë-Durrës.”– ka deklaruar kryeministri Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, ai tha se opozita po kërkon që të rikthejë ato gjëra që mezi janë hequr nga sistemi, ndërsa theksoi se kur PS erdhi në qeveri Shqipëria renditej e 154 në botë për lidhjen e një subjekti me energji, ndërsa sot është e 44-ta.
“Një fakt që ka rëndësi të thuhet, ishim 154-tët në botë për kohën e lidhjes energjisë elektrike për një subjekt, sot jemi në vendin e 44. Deri në 2016 ishit në ankthin e faturave afrofe, një formë mbledhjeje para, jo duke bërë që të paguani atë që ju takonte, por për të siguruar mbijetesën në pasigurinë në atë gropë borxhesh. Afrofeja u zhduk, siç u zhdukën shumë të këqija. Kërkojnë që të rikthejnë ato gjëra që ne mezi i hoqëm nga sistemi.”– deklaroi kryeministri Rama.