Hulumtimi i ri tronditës nga një grup prej mbi 30 shkencëtarësh sugjeron që Pellgu i Amazonës mund të bëhet një ndihmues në ngrohjen globale e jo në ftohjen e saj, në vitet e ardhshme, nëse nuk e ka bërë këtë gjë tashmë.
Ndikimi i thellë i Pellgut të Amazonës në klimën globale i kishte dhënë atij më parë titullin, ‘mushkëritë e Tokës’, por dhjetëvjeçarë zjarri që e kanë goditur, thatësira pasuese dhe pastrimi i tokës, nën termin ombrellë ‘shpyllëzim’, kanë shkaktuar kërdinë në rajon .
Sipas një studimi të fundit, përafërsisht 7,000,000 km katrorë të pyjeve të Amazonës po lëshojnë më shumë gazra ‘serrë’ që bllokojnë nxehtësinë sesa po çlirojnë bimët dhe tokat e tij, që do të thotë se mund të jetë bërë një ndihmues në ngrohjen e planetit.
E thëë ndryshe, njerëzimi nuk mund të mbështetet më në të ashtuquajturat “mushkëri të Tokës” për të pastruar ajrin dhe për të balancuar çlirimet nga djegia e karburanteve.
Sipas të gjitha vlerësimeve, zona e gjerë që shtrihet në territorin që i përket nëntë kombeve të Amerikës së Jugut mund të kalojë nga një lavaman karboni në burim atmosferik të karbonit.
Pellgu i Amazon aktualisht po lëshon më shumë gazra sesa thith natyrshëm, dhe jo vetëm dioksid karboni (CO2) por oksid azoti (N2O) dhe metan (CH4) gjithashtu, të cilat degradojnë më shpejt në atmosferë por bllokojnë deri në 300 herë më shumë nxehtësi për molekulë teksa qëndrojnë në ajër.