Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët në radhë para spitalit, Bardh Spahia nxjerr fotot: Rrënimi i Shëndetësisë

Kandidati demokrat për deputet në Shkodër, Bardh Spahia, ka publikuar disa foto të cilat sipas tij dëshmojnë situatën e rëndë në Spitalin Rajonal atje.

Në fotot e publikuara nga Spahia shihen një numër i madh qytetarësh para spitalit, që presin në radhë për të marrë kujdes shëndetësor. Kandidati demokrat thotë se kjo situtatë dëshmon rrënimin e Shëndetësisë.

“KJO ESHTE SHENDETESIA E RILINDUR E EDI RAMES!

Vazhdon rropatja e qytetarëve, që kanë nevojë për kujdes shëndetësor para spitalit rajonal të Shkodrës! Shikoni fluksin dhe rradhën që duhet të mbajnë në këto kushte ata që vijnë për hall këtu e jo për qejf.

Nuk është situatë e re, pasi konstatohet cdo ditë, edhe nga personeli shëndetësor, që përballet me këtë mbingarkesë. Braktisja e qytetarëve në nevojë është kaq flagrante, ndërsa Edi Rama rrit prodhimin e videove të propagandës për suksese virtuale e guxon të kërkojë edhe mandat të tretë.

Kjo është vetëm një pamje e rrënimit të shëndetësië në 8 vitet e rregjimit të Edi Ramës! Por ky problem e ka një zgjidhje, që po afron. #25 Prilli është mundësia për NDRYSHIM, për të patur një qeveri që u shërben qytetarëve e jo oligarkëve, që kujdeset për qytetarët e nuk i injoron ata.”– shkruan krahas fotove Spahia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *