Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër për procesin e vaksinimit, nga ku ka dhënë lajmin se shumë shpejt do të vijë një tjetër sasi e konsiderueshme vaksinash kundër Covid-19.
Në një deklaratë para gazetarëve, Rama tha se pasi të mbërrijë kjo sasi vaksinash, do të nisë vaksinimi te moshat mbi 60 vjeç.
“Ajo që tani është e rëndësishme është që të rrisim intesitetin, të vaksinojmë dhe të ulim hallkat e zinxhirit të infektimeve dhe të lehtësojmë sezonin turistik si fillim.
Besoj që do kemi më në fund lajme të tjera të mira dhe do kemi në disponim një sasi të konsiderueshme vaksinash për t’u shtrire shumë fort përtej këtyre kategorive për të marrë mbarë gjithë kategorinë e moshave mbi 60 dhe pastaj për të vazhduar nën 60 me atë objektiv që thashë. Sigurisht që vaksinimi është njëra anë e medaljes së kësaj lufte, ana tjetër është respektimi i rregullave.”- deklaroi Rama.